Jessie J po qëndron larg muzikës për shkak të problemave me sëmundjen Meinere, një problem me veshin që mund të shkaktojë marramendje dhe humbje të dëgjimit. Para disa ditësh ajo publikoi një video në Instagram ku tregoi se mjekët i kanë kërkuar që t’ju dërgoj një video duke kënduar diçka me qetësi, kështu ata mund të dëgjojnë zërin e saj. Duke parë kamerën me trishtim, Jessie nis të këndojë me zë shumë të ulët, që dikur ishte mjaft i fuqishëm.

“Kënga e parë që këndova ishte ‘I ëant Love’. Duke dëgjuar veten teksa këndoj ndihem shumë e dobët dhe kjo më bëri të përlotem.

Që nga ajo ditë nuk kam mundur të këndoj më, sepse ndjej dhimbje. Ka qenë shumë e vështirë për mua që të mos këndoj. Në kuptimin e plotë të fjalës kënga është jeta dhe lumturia ime. Të qëndruarit në heshtje është diçka që unë nuk e bëj mirë”, u shpreh këngëtarja teksa këndon mes lotësh.

Ndërkohë ditën e sotme ajo ka treguar se ka nisur të ndjehet më mirë me veten. Këngëtarja ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet topless duke pozuar përballë një pasqyre.

“Pata një moment me dashuri/heshtje dhe një bisedë të sinqertë me veten dhe trupin tim këtë mëngjes. Ndjehem e fuqizuar”, shkruan Jessie J.

icon style