“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol me risollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin. ❤️💕🧿” – shkroi Eni përkrah fotos së ëmbël.

Ndërkohë, sot moderaorja ka publikuar një tjetër foto nga salla e lindjes.

“Pak dite kalojne dhe fotot ne sallen e lindjes te duken gjithmone e me shume nje pasuri pa cmim” – shkruan ndër të tjera Eni në foton e njërës prej vogëlusheve.

Më herët moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” dhe e gjendur përballë fëmijëve, iu desh t’ju përgjigjej shumë pyetjeve për jetën e saj personale. Ajo rrëfeu se partnerin e saj, Armandin, e ka njohur në Tiranë nga disa miq të përbashkët.

“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prishën ca plane pastaj, por s’ka gjë…” – tha moderatorja duke shtuar se ajo tashmë e ka vendosur që nuk mund ta lërë profesionin e saj, ndaj bashkë me bashkëshortin do të vazhdojnë jetën në Shqipëri.

icon style