Vlerësim në ditën e veteranëve

Këshilli i qarkut Elbasan nderoi me titullin “Mirënjohja e Qarkut”Pëllumb Ekmekçiun. Vlerësimi erdhi në kuadër të “Ditës së Veteranëve”, për kontribut të shquar shoqëror, atdhetar, intelektual si pjesmarrës në luftën “Antifashiste Nacional Çlirimtare” , përfaqësues i denjë i Qarkut Elbasan.

Propozimi erdhi nga shoqata e veteranëve dhe ushtarakëve të liruar reservë. Të pranishëm vec atyre që i dhanë jetë propozimit ishte Pëllumb Ekmekçiu, familjarë dhe miq të tij të cilët vlerësuan pozitivisht kontributin dhe figurën e tij.

Për kryetarin e qarkut “Bukurosh Stafa” veprimtaria e Pëllumb Ekmekçiut nderon gjithë qarkun, ndërsa kryetarja e shoqatës së veteranëve vlerësoi vlerat e tij njerëzore. Mirënjohës për vlerësimin dhe vëmendjen ndaj figurës së tij u shpreh Pëllumb Ekmekçiu.

Përfaqësuesi i shoqatës së ushtarakëve Gani Hida tha se figura të tilla meritojnë të vlerësohen nga shoqëria dhe instutucionet, pasi kontributi i tyre është madhor.

“Shoqata e Ushtarakëve “Pëllumb Ekmekçiu lindi më 16 shkurt të vitit 1930 në Elbasan në një familje intelektuale Elbasanase , bashkëkombas i figurave të njohura që refuzoi ti nënshtrohej pushtuesve italianë.