Prodhimi i pemëve frutore në vendin tonë, vitin e fundit është rritur në 273.749 tonë, nxitur nga zgjerimi i eksporteve që shënon rritje dyshifrore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi solli sot, pamje të prodhimit të begatë të nektarinës në vendin tonë.

“Si rezultat i shumë kultivareve të mbjellë, prodhimi i tyre fillon nga muaji Maj dhe vazhdon deri në fund të Tetorit”, shprehet Ekonomi.

Sipas MBZHR, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka financuar rreth 6.000 projekte ndër vite, me një vlerë prej 948 milionë lekë, duke shtuar me 3400 hektarë sipërfaqen e mbjellë me dru frutorë, ku nektarina dhe pjeshka zënë rreth 23,25% të prodhimit.

Prodhimi i frutave është i përqendruar në qarkun e Korçës me rreth 23% të numrit të pemëve frutore dhe 30% të prodhimit total të frutave i ndjekur nga Elbasani, Berati, Fieri dhe Dibra. Të gjitha këto qarqe së bashku përbëjnë më shumë se 2/3 e prodhimit total të frutave në Shqipëria.1 nga 4