10 vite më parë Astrit Haka nga fshati Vashaj i Bashkisë së Peqinit do të linte emigracionin për tu kthyer në vendlindjen e tij për të jetuar e investuar në bujqësi! Prej 1 dekade tashmë ai merret me kultivimin e produkteve bujqësore. Ky fillim sezon e gjen atë duke u kujdesur për 3500 m2 sera të cilat i ka të mbjella me trangull! Astriti thotë se është i kënaqur me prodhimin por jo me fitimin pasi gjykon se në treg janë tregëtarët ata të cilët shpesh abuzojnë me çmimet e produkteve vendase dhe i bëjnë të papërballueshme për konsumatorët.
Për të mbajtur të gjithë këtë investim ai thotë se sforcohet vetëm më familjen e tij pasi fuqi punëtore mungon e të rinjtë nuk kanë interes për bujqësine!

Sa i takon subvencioneve ai thotë se nuk arrinë ti plotësojë të gjitha kriteret ndaj për të mbajtur punën kostot janë të larta.

Thotë se institucionet përgjegjëse duhet të ushtrojnë më shumë kontrolle mbi tregje pasi shpesh edhe produktet e importit ndikojnë në uljen e shitjeve të prodhimeve vendase.Astriti thotë se do të vijojë të merret me bujqësinë pasi toka nuk është vetëm mundësia e tij për të siguruar të ardhura por gjithashtu puna që dëshiron të bëjë deri në fund të jetës./Egnatia news