Justin Timberlake dhe Jessica Biel tregohen shumë të rezervuar për jetën e tyre private. Por këngëtari ka ndarë për herë të parë një foto të djalit të tij, Phineas në rrjete sociale me rastin e Ditës së Baballarëve.

Duke folur për dy djemtë e tij, Silas dhe Phineas, Justin zbuloi se si duket jeta e tij larg vëmendjes së mediave.

“Të jesh baba është më mirë seç mund ta imagjinoja. Mirënjohëse për baballarët e mi dhe gjyshërit e mi, që më kanë udhëhequr në këtë rrugë, duke sakrifikuar për mua për të jetuar ëndrrat e mia dhe për të mësuar mua se jeta e vërtetë ndodh në gjithë momentet e vogla. Gëzuar ditën e baballarëve për të gjithë baballarët”, shkroi Justin përkrah postimit të tij.

Ndërkohë ai është kujdesur që në asnjë prej fotove të mos e zbulojë portretin e djemve të tij, duke ruajtur në maksimum privatësinë e tyre.

icon style