Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi kanë kërcënuar në rrjetet sociale një person për t’i marrë 3 mijë euro. Shtrënguan me anë të kanosjes në rrjete sociale, një shtetas, për dhënien e 3000 eurove, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit Xhentila  Gjini . dhe Saimir  Hima. kanë shtrënguar një shtetas, duke e kanosur atë në rrjete sociale, për dhënien e shumës prej 3000 eurosh, ndërsa shtetasi Hysen  Paja. është porositur nga 2 të arrestuarit e tjerë, për të shkuar me automjetin e tij, me shërbim “Taxi”, për të marrë shumën e parave.

Në vijim të veprimeve, janë referuar materialet dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasja me inicialet A. H., 25 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit Saimir. Ahima., e dyshuar e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Policia e Elbasanit njofon se Specialistët e Sektorit të Shërbimeve të Specializuara, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas ishte shtrënguar dhe kanosur për dhënien e një shume parash prej 3000 eurosh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe pas hetimeve proaktive, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kohë, në kuadër të operacioni policor të koduar “Taksisti”, në momentin kur shtetasi po u jepte shumën e parave të kërkuar, shtetasve të tjerë.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Hysen Paja., 60 vjeç, Xhentila . Gjini., 28 vjeçe dhe Saimir . Ahima., 42 vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit Xhentila. Gjini. dhe Saimir . Ahima . kanë shtrënguar një shtetas, duke e kanosur atë në rrjete sociale, për dhënien e shumës prej 3000 eurosh, ndërsa shtetasi Hysen . Paja. është porositur nga 2 të arrestuarit e tjerë, për të shkuar me automjetin e tij, me shërbim “Taxi”, për të marrë shumën e parave. Në vijim të veprimeve, janë referuar materialet dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasja A. H., 25 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit Saimir  Ahimës ., e dyshuar e përfshirë në këtë veprimtari kriminale./EGNATIA NEWS