Një grua e moshuar humbi tragjikisht jetën në Tiranë, për shkak të një zjarri që ra në banesën ku ajo jetonte. Viktima është identifikuar si V.M 80-vjeçe.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Celo Sinani” në Tiranë ndërkohë që e moshuara dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.
Njoftimi:
Tiranë – Më datë 22.09.2022, në rrugën “Celo Sinani”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. L.
Si pasojë e përhapjes së flakëve, ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë shtetasja V. M., 80 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/