Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ai tha se tashmë Partia Demokratike është më e bashkuar se kurrë, teksa shtoi setreni i PD-së nuk do të ndalet kurrë, sepse është shpëtimi i Shqipërisë.

Përsa i përket deputëetëve që nuk morën pjesë në Kuvend, ai tha se për ata nuk do të ketë asnjë penalizim, pasi e respekton zgjedhjen e tyre. Sipas tij, edhe për Lulzim Bashën do të ketë amnisti, pasi është anëtar i Grupit Parlamentar dhe i partisë.

Berisha: Ju po asistoni në votimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, në përbërje të së cilit ndodhen nga themeluesit e PD-së, te pjesëtarët më të rinj të saj. Gjenden militantë të pamposhtur, por gjenden edhe intelektualë të shquar, të bashkuar me PD-në me qëllim rikthimin e kësaj force politike në forcë fitimtare. Ky proces shënon përfundimin e punimeve të PD-së, me sukses të plotë. Ky Kuvend mund të quhet i Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe pesidencokracisë. Ky kuvend vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese në drejtimin e PD-së, e zgjedhur me modelin 1 anëtar 1 votë, e zgjedhur në përputhje me kushtetutën tonë të lirisë.

Vendosja e këtij modeli në përfaqësim, mendoj se ka një rëndësi të jashtëzakonshme që anëtarët e PD-së të ndihen të përfaqësuar, por që të zgjedhurit të ndihen të detyruar ndaj zgjedhësve të tyre. Komisioni ka vendosur që çdo fletë votimi ta nxjerrë para jush. Ftoj të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin rezultatin e tyre, të qëndrojnë në sallë.

A mendoni se ishte Kuvend i bashkimit, pavarësisht se 60% e deputetëve nuk morën pjesë?

Berisha: Ky Kuvend ishte Kuvend i bashkimit. Sot në sallë ishin me qindra delegatë. Aty në atë listë ka dhjetëra të propozuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar nga demokratët që para 6 Marsit qëndruan në një pozicion tjetër. Detyra ime ishte bashkimi i bazës. Ju i shihni, xhirot e ish-kryetarit për të kuptuar që dëshmojnë sesa e bashkuar është sot PD në bazë. Deputetët, një pjesë e mirë ishin, një pjesë tjetër nuk ishin. Dy gjëra për ata. Ky tren s’mund të ndalet kurrë. Treni i PD-së së rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë. Nuk ka më kohë asnjë orë të shpenzohet me problemet e brendhsme. Cilido që do t’i bashkohet trenit, është i mirëpritur. Ata që duan të qëndrojnë në pozicionin e tyre, kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe unë do t’i respektoj. Kam qenë dhe mbetem i interesuar që deputetët t’i bashkohen shumicë PD-së. Unë mirëkuptoj vështirësitë sepse u shkëputën për disa muaj dhe 6 Marsi dëshmoi se kush ishte shumicë. Sot këtu kishte kryetarë degësh që janë zgjedhur me votën e lirë pas 6 Marsit.

A ka një amnisti për Lulzim Bashën?

Berisha: Ka një amnisti, nuk ka një përjashtim, por realitetet janë realitete. Nëse u bë një vështrim retro, u bë si një apel për t’u bashkuar sa më shpejt. AI është anëtar i Grupit Parlamentar dhe i PD-së. Nuk ka asnjë penalizim për deputetët që nuk erdhën sot.