Psikologët: Kujdes simptomat tek fëmijët!

 Vetëvrasja është kthyer në një problematikë shumë serioze vitet e fundit. Afërsisht 800.000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të vetëvrasjes.Në Shqipëri vijojmë të flasim për shifra të larta të numrit të tyre. Sipas të dhënave vetëvrasjet u rriten në mënyrë sistematike  vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019 ose 2,3‰ në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave të vetëvrarë arriti në 7,5 për 100 mijë banorë nga 5,4 që ishte në vitin 2016.Ky fenomen mjaft shqetësues ka prekur çdo grupmoshë pa përjashtim përfshirë këtu edhe fëmijët.

Natyrisht, vetëvrasjet vijnë kryesisht për shkak të problemeve të natyrës psikologjike dhe është depresioni ai që sjell numrin më të madh të tyre.  Sipas psikologëve duhet një kujdes më i shtuar me fëmijët pasi edhe shfaqja e siptomave depresive tek ta është më e kuptueshme.

Por cila është grupmosha më e rrezikuar nga ky fenomen?

Vihet re një rritje e shifrave të vetëvrasjes mbi moshën 50 vjeç, sidomos tek meshkujt, individët që jetojnë vetëm, janë të ve ose të divorcuar.Vetëm 4 ditë më parë një 69-vjeçar nga qyteti i Elbasanit u hodh nga kati i 4-tërt i banesës së tij duke humbur jetën.

Vetëvrasjet përfshijnë të gjitha grup-moshat e popullsisë, por tek adoleshentët ato kishin pësuar rritje vitet e fundit për shkak edhe të ndikimit negativ të rrjeteve sociale. Sipas një studimi rreth 45% e individëve kanë menduar vetëvrasjen një herë në jeten e tyre ku 20% prej tyre mendohet të jetë grupmosha nga 15 -27 vjeç.