Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për shoferin i cili përplasi për vdekje një këmbësor në datë 25 qershor 2021 në Tiranë.
Njoftimi:
Ngjarja e ndodhur me datë 25.06.2021 në Tiranë, pranë restorant “Diplomat” në Bulevardin “Bajram Curri”,i ka shkaktuar vdekjen e kombësorit Q.K, për shkak se drejtuesi i mjetit shtetasi M.H, po lëvizte me një shpejtësi më të lartë se ajo e lejuar në atë aks rrugor.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykiminlidhur me zëvëndësimin e masës së sigurimit për personin nën hetim M.H,i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor ”me pasojë vdekje, parashikuar nga neni290/3 Kodit Penal.
Me vendimin nr.1053/2 Akti, datë 22.09.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:
-Pranimin e kërkesës, zëvëndësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi” për personin nën hetim M.H.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.. Prokurori depozitoi kërkesë për heqjen dorë nga ankimi.
Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 949 datë 18.10.2021 vendosi:
-Mospranimin e ankimit kundër vendimit nr. 1053/2 Akti, datë 22.09.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Tiranë, 18.10.2021