Mbi 25 plumba kanë tmerruar banorët e Athinës në zonën e Luçes këtë pasdite. Gjashtë persona mbetën të vrarë brenda një makine dhe dyshohet se janë shtetas shqiptarë.

Banorët e zonës kanë reaguar për mediat greke duke shprehur tmerrin që ndjenë teksa dëgjuan breshërinë e amrëve.

“Dëgjuam të shtënat, por nuk shkuam në vendngjarje për shkak të frikës”, thotë një banor. “Ishte shumë shpejt, ishte e pamundur të numërohej se sa plumba ranë. Të shtënat vazhduan për një kohë të gjatë, ishin shumë të shpejta”, shtoi ai.

“Isha në kompjuter dhe kur dëgjova mendova mos ka dasëm”, u shpreh një tjetër. “Kuptova që ishte armë zjarri, më pas ndeza televizorin dhe dëgjova që ka atentat në Artemidë.

Policia po punon për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Pista e vetme deri më tani është larja e hesapeve mes bandave rivale. Dyshohet gjithashtu se automjeti që qëlloi ndaj viktimave ishte me targa fallco shqiptare.

Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur nga policia identiteti i personave të vrarë gjatë atentatit.