Një aksident automobilisti është regjistruar pasditen e së hënës në aksin rrugor Levan Tepelenë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “Land Rover” është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda” rreth orës 16:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Madhe.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 punonjës të Policisë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.