Ndërsa Lionel Messi ishte në një fluturim nga Barcelona në Paris për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës së tij dyvjeçare me Paris Saint-Germain , ai mori pritjen e parë.

Kjo erdhi nga Neymar. Braziliani 29-vjeçar mirëpriti argjentinasin 34-vjeçar përmes një historie që postoi në Instagram. “Së bashku përsëri”, shkroi në anglisht për mikun e tij “të ngushtë” për katër vjet (2013-2017) në Barcelonë, ndërsa në sfond ishin momentet festive të të dyve në Blaugrana.