Në kukës partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në kzaz ndërsa partia e Lirisë do të përfaqësohet nga dy. KQZ i ka dhënë të drejtën edhe partisë Demokratike të kryesuar nga Lulzim Basha që të ketë një anëtar.

“Tri anëtarë propozohen nga partia Socialiste për kzaz nr 11. Dy anëtarë propozhen nga partia e Lirisë ndërsa anëtari i tretë i opozitës palamentare propozohet nga partia Demokratike.

Por përfaqësuesi ligjor Rezart Kthupi pretendoi se ligji nuk i jep të drejte partisë së Lirisë të ketë anëtare

‘Unë gjykoj që është ligjërisht se është jo e bazuar interpetimi që bëhet duke barazuar subjektet zgjedhore me partinë politike dhe duke i njohur partisë Lirisë të drejtat mbi caktimin e komisionerëve sipas nenit 29.

Pavarësisht pretendimeve kryekomisioneri vijoi procedurën ku pas shortit anëtari i shtatë i takoi socialistëve.

“Anëtar i 7 i kzaz nr.11 do jetë i partisë Socialiste.”

Zgjedhjet për kryetar të bashkisë në Kukës do të mbahen në 24 shtator. Rivotimet në këtë qytet realizohen pas dorëheqjes së Safet Gjicit veprim i bërë pas daljes së video skandalit ku kryente marrëdhënie intime në zyrë.