Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Seman.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe pas humbjes së kontrollit ka përfunduar në kanal.

Drejtuesi i automjetit ka marrë lëndime të lehta ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Fier-Seman”, në fshatin Grykë, shtetasi A. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Previous articlePërsëritja e zgjedhjeve në Kukës, KQZ cakton komisionerët e rinj, Basha kundër emrave të Metës e Berishës
Next articleRrezikuan të mbyteshin në plazhin e Golemit, 2 prej turistëve përfundojnë në gjendje të rëndë në spital