Sokol Koçi, 40 vjeç, është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për plagosjen e dy personave në periudha të ndryshme kohore, gjatë 2 muajve të fundit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Piaza”.

Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e quajtur “Piaza”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Sokol Koçi, 40 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka plagosur me mjete prerëse 2 shtetas, konkretisht:

– Më datë 11.03.2022, në Rrugën e Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin B. M.;

– 17.05.2022, në afërsi të një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin I. C., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia e Tiranës