Mallakastër

Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në pedonalen e qytetit, shoqërohet menjëherë 38-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga ky shtetas.

Menjëherë pas njoftimit se në pedonalen e qytetit, një shtetas kishte demtuar me mjet prerës (thikë), një shtetas tjetër, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë ndëhyrë dhe kanë neutralizuar autorin.

Për këtë rast u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, shtetasi E. M., 38 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), ndërsa i dëmtuari, shtetasi K. I., 22 vjeç, është në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjylatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Previous article52 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Afrikën Jugore
Next articleStuhia më e fortë në 125 vite, Idalia po përhapet në juglindje