Policia ka arrestuar ish-drejtorin e OSHEE në Mirditë, Altin Nikolli.

Ai dyshohet se është përfshirë në një konflikt me një bashkefshatar të tij në zonën e Fanit në Mirdite.

Ndaj Nikollit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Lezhës, per vepren penale “plagosje e rende me dashje”.

Sipas burimeve, Nikolli ka goditur me sende te forta bashkefshatarin e tij, duke e lene te plagosur rende.

Pas hetimeve të autoriteteve policore, ka rezultuar se ai është autori i plagosjes, ndaj është lëshuar dhe urdhër ndalimi ndaj tij.