Deputeti i PS, Erion Braçe është përplasur ashpër me deputeten demokrate Ina Zhupa.
Shkak u bë deklarata e Zhupës për mediat dhe dizinformimin.
Braçe iu drejtua demokrates duke i thënë “Ti duhet të hetohesh për dizinformim! Nuk di të lexosh! Mos u lyej me parfum, por pri thonjtë”.
“Kam një kërkesë prej jush. Mbyllni komisionin e dezinformomini, këta duan të persekutojnë mediat, se nuk u çojnë ujë qeverisë.”, u shpreh Zhupa.
Ndërkohë Braçe u përgjigj duke thënë “Si mund ta lë pa replike kur kjo e di median si rubinet. Media që nuk çojnë ujë te qeveria, unë di që uji mbahet në kanale, tub. Jo ne media. Mos u lyej me parfum, pri thonjtë. Kjo është e para, reflektuar… e dyta, në asnjë sekondë, moment të mbledhjes së djeshëm, nuk kam kërkuar të hetonte mediat, gazetarët. Kam thënë të mbahen përgjegjës autorët dhe kam kërkuar dhe do e bëj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka një qëllim politik. Tije një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim. Që ti nuk di të lexosh, këtë e di. Nuk di të lexosh, por që nuk dëgjon, ky është problem tjetër. Deklaratat janë publike, mëri dëgjoji, po nuk dite të shkruash, ti zbardh unë. Mua ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse.”
Top Channel