Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mund të ketë një paketë për të mbështetur sektorin e transportit publik. Rama u shpreh se do të shpenzojnë shumë për ta mbajtur çmimin e energjisë elektrike të pandryshuar.

“Ne ndërkohë kemi vazhduar me fermerët, po bëjmë një tjetër plan për transportin publik se aty janë ata që preken më shumë.Do të shikojmë si do ecin gjërat me energjinë, nëse do të jetë një vend i thatë si tre vitet e fundit do përpiqemi të mbajmë çmimin.

 Aty pastaj preket diçka që është kocka. Këshillimi ynë bazë është të ruajmë energjinë. Shikoni inflacionin në rajon”, deklaroi Rama.

Ai u shpreh se ky mund të jetë dimri më i vështirë që prej vitit 1942. “Gati përgjysmë. Për shkak të energjisë. Për ta mbajtur na duhet një sforco kolosale nëse viti do të jetë i fundit si tre vitet e fundit. Nëse ne ndryshojmë systemin e taksimit deri në 500 mijë lekë me zero taksa bëjmë një lehtësim.

 Në fazën që mbrojtëm në fazën e parë do angazhohemi nëse do dalin llogaritë. Është një dimër i vështirë përpara dhe mund të jetë dimri më i vështirë që prej vitit 1942″, tha ai.