Shefi i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti ka publikuar listën e çmimeve të qumështit në disa vende në tregun e Open Ballkan dhe në tregun Europian ku rezulton se shifrën më të lartë e ka Shqipëria.

Ai thekson se kjo nënkupton më pak para për fermën dhe më shumë taksa për prodhuesi i cili tashmë është i gjunjëzuar.

“Arsyet i dimë, i njohim, por nuk duam ti shohim! Pak para për fermën dhe shumë taksa për prodhuesin, tashmë të gjunjëzuar”, shkruan Panariti.

Statusi i plotë i Edmond Panaritit

Lexo mirë sot … një litër qumësht në treg, për të kuptuar stallat bosh të lopëve nesër!

Lexo për të kuptuar përse qumështi rrjedh nga lart – poshtë dhe jo ashtu siç duhet dhe e meriton nga poshtë – lart.

Më poshtë po rendis çmimet për ç’do litër qumësht në tregun e Open Ballkan dhe në disa vënde të tregut të Bashkimit Evropian.

Çmimet janë në dollarë për të kuptuar më mirë krahasimin mes vëndeve.

1 liter qumësht në Shqipëri… 1.16 dollarë

Kosovë……………………………… 1.05

Serbi………………………………….. 0.9

Mal i Zi……………………………….. 0.9

Bosnjë………………………………… 0.78

Hungari………………………………. 0.7

Çeki…………………………………….. 0.8

Poloni………………………………….. 0.64

Spanjë…………………………………. 0.85

dhe lista vazhdon…. në bazën statistikore prestigjioze të dhënave Numbeo..

Arsyet i dimë, i njohim, por nuk duam ti shohim!

Pak para për fermën dhe shumë taksa për prodhuesin, tashmë të gjunjëzuar.