Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poker 2”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Elbasan.

Vihen në pranga 4 shtetas, ndër ta edhe pronari i një lokali, i cili e kishte vendosur lokalin në dispozcion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

K. K., 62 vjeç, banues në Elbasan, pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Gjithashtu u arrestuan shtetasit A. H., G. H. dhe R. B., klientë në lokalin e shtetasit K. K., të cilët u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, shuma parash dhe sende të paligjshme.

Materialet u rereferuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”./Egnatia News