Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Elbasan referuan materialet në prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. R., 34 vjeç dhe Xh. Z., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Dhuna në familje”, për shtetasin S. H., 56 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 45 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.