Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një kamion, drejtuesi i të cilit bën parakalime të gabuara, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme për rastin.

Nga këto verifikime, është identifikuar drejtuesi i kamionit, shtetasi E. Sh., i cili në bazë të pikave 3 dhe 10, si dhe në bazë të paragrafit 10 të pikës 2, përkatësisht të neneve 127, 141 dhe 146 të Kodit Rrugor, është ndëshkuar me masë administrative 32 000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.