Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan përmes një postimi në faqen zyrtare ka rikujtuar qytetarët që të zbatojnë rregullat anti Covid të vendosura nga komiteti i experteve.
Nisur nga situata e pandemisë, ku konstatohen raste të shtimit të infektimit të shtetasve me Covid-19, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, bëjmë me dije qytetarët e Qarkut Elbasan se;
Vijon të jetë e ndaluar lëvizja e lirë e qytetarëve jashtë fashës orare. Personat që konstatohen të lëvizin jashtë fashës, ndaj tyre do të merren masa në zbatim të Aktit Normativ.
Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore apo motive.
Personat që lëvizin për arsye pune apo shëndetësore duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania.
Ju rikujtojmë se është në fuqi fasha orare 22:00 deri në 06:00, për baret, restorantet, fast food, lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.
Ndalohen grumbullimet më shumë se 10 persona.
Qyetarët apo subjektet që nuk respektojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së infeksionit do të gjobiten në bazë të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe ju bën thirrje që të respektojnë masat e marra për parandalimin, përhapjen e infeksionit, me qëllim mbrojtjen e vetës, familjarëve dhe të afërmëve.
Ju faleminderit!
#BashkëJaDalim
Egnatia news