Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e vrasjes që tronditi Shkodrën mesditën e sotme, ku u ekzekutua na banesë shtetasi Petrit Vuksani.
Mësohet se autori i vrasjes është shtetasi Lekë Vukstani, të cilit viktima i kishte lënë banesën me qera.
Shkak për konfliktin mes palëve është bërë pikërisht pagesa e qerasë.
Viktima Petrit Vuksani sapo ishte kthyer nga Anglia dhe i ka kërkuar qeranë autorit të dyshuar për vrasjen.
Policia thotë se ka nisur kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, i cili ka arritur që të largohet, duke qenë dhe njohës shumë i mirë i zonës, sa kohë që ka banuar aty.
Njoftimi i policisë:
Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V.
Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V.