Policia hungareze njoftoi në faqen e saj zyrtare se Byroja Kombëtare e Hetimit hungarez në një operacion të përbashkët me Shërbimet Tatimore dhe Doganore, sekuestroi 19 tonë drogë me vlerë 1.2 miliardë euro.

Policia sekuestroi në prill 13 tonë substanca për prodhimin e drogës MDMA në rrethin Djer-Moshon-Sopron pas një njoftimi nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe 19 tonë të tjera të një substance të ngjashme në dy magazina në Budapest disa ditë më vonë, raportojnë mediat vendase.

Policia e ka lidhur drogën e gjetur me një organizatë kriminale ndërkombëtare dhe në vijim të hetimeve po punohet për identifikimin e anëtarëve të saj.

Hetuesit inspektuan disa kompani transporti hungareze dhe të huaja, morën në pyetje dhjetëra shoferë dhe ekzaminuan fletëpagesa dhe dokumente udhëtimi të panumërta lidhur me këtë çështje.

Previous articleKonflikt me armë në Korçë
Next articlePolicia i mësyn në ‘shtëpinë e barit’, i riu shqiptar tenton të arratiset