Një operacion anti-drogë është zhvilluar pasditen e të hënës nga policia e Tiranës në afërsi të zonës së Liqenit të Thatë.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona të dyshuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla.

Ata janë dërguar në policinë e Tiranës për tu marrë në pyetje, ndërsa policia po kryen kontrolle të tjera në zonën ku janë arrestuar personat e dyshuar.

Ora news