Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë në Elbasan në kuadër të fushatës elektorale.

Rama tha se nuk mund tu besohet më atyre, opozitës, që janë provuar njëherë tashmë.

“Zgjedhja e 25 prillit është e qartë me punës durimit që të shkojmë më tej dhe dorëzimit ndenjes ulur dhe kthimit prapa si në të shkuarën.
Disa herë shqiptarët kanë bërë zgjedhje të gabuar me njerëz që i kanë përdorur si mish për top, pas Sudes e Xhaferrit ku nuk ka nevojë të zgjohesh herët dhe të punosh pa pushim mjafton të japësh një e të marrësh dy.

Kështu duket dhe zgjidhja e 25 prillit ata po ofrojnë të njëjtën gjë. Zgjedhja me ne është e qartë të vazhdojmë pa u lodhur të ngjitemi, pa rënë pre e lodhjes, mërzisë, rezistencës së kundërt që i vjen çdo kujt për të shkuar më tej. Jemi në kushtet kur shumë kujt i duket vaksinimi masiv si i zakonshëm, patjetër që e kemi për detyre dhe për faktin se i bëjmë më këmbëngulje e bëjmë atë si askush tjetër rreth e rrotull, edhe për rindërtimin për detyrë , ne e kemi detyrë dhe nuk flemë, por këmbëngulim më shumë punë që ta bëjmë detyrën siç duhet.

Ka ende shumë për të bërë, po shumë është bërë deri këtu, kemi një qeveri ku më shumë se gjysma janë gra. Për të arritur te kjo u desh udhëheqje nga Ps. Apeli im për gratë e vajzat duke qenë themeli i çdo shtëpie, janë të parat që duhet të kuptojnë dhe të bëjnë të tjerët të kuptojnë që Shqipëria për tu bërë e ardhmja jonë bëhet me punë shumë jo me receta magjike, nuk është më iluzion, është një horizont që e shohim dhe që vetëm me punë do ta prekim.

Është hedhur një bazë shumë e fortë për Elbasanin, transformimin e tij. Ne nuk duhet në asnjë mënyrë të biem pre e kënaqësisë së gjërave që kemi bërë, i mirëkuptoj ata që kanë humbur durimin, por s’ka rrugë tjetër, është një katastrofë të provojmë dhe njëherë ata që i kemi provuar, e pamundur nuk duhet dhe nuk do ndodhë. Ne sot jemi të lehtësuar sepse kemi përmirësuar shërbimin për gratë dhe vajzat që kur shkojnë në shkollë, sot kanë libra si gjithë të tjerët në BE, pastaj në universitet, nëse e meritojnë s’ua merr njeri vendin, që mos tu zënë vendin fëmijët e pasur.

Këto janë arsye se kush ka bërë këto mund të bëjë më shumë ka shumë akoma për të bërë dhe ka mundësinë që t’i bëjë, dhe këto i kemi bërë ne. Ta shohim të ardhmen si sfidë jo si fatalitet”, tha Rama.

Top Channel