DVP Elbasan

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve janë ndaluar 7 drejtues automjetesh, nga të cilët 3 janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë pezulluar 11 leje drejtimi, nga të cilat 7 për drejtim automjeti, nën ndikimin e alkoolit dhe 4 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 1194 masa administrative, konkretisht:

• 338 masa për parakalime të gabuara;
• 67 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 28 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit:
• 26 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
• 372 masa për tejkalim shpejtësie;
• 5 masa për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit;
• 358 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮♀👮♂