Porsche dhe Rimac, prodhuesi kroat i makinave elektrike mjaft të shpejta, do të bashkëpunojnë për të krijuar një ndërmarrje të përbashkët që inkorporon firmën Bugatti.

Rimac do të ketë pjesën madhore të aksioneve në ndërmarrjen Bugatti-Rimac, 55%, ndërsa Porsche do të ketë pjesën e mbetur, 45%. Makinat e para të planifikuara nga Bugatti-Rimac janë një Bugatti Chiron me 8 cilindra dhe 1,500 kuajfuqi, e cila do të shoqërohet nga një hypecar tërësisht elektrike e quajtur Rimac Nevera. Rimac Nevera besohet se do të ketë 1,900 kuajfuqi dhe do të tejkalojë shpejtësinë 400 km/h.

“Ne kemi vendosur të kombinojmë ekspertizën e Bugatti në tregun e makinave hypecar me forcën inovative të Rimac në fushën tepër premtuese të automjeteve elektrike.” tha CEO i Porsche Oliver Blume në një deklaratë.

Nga ana tjetër, Mate Rimac, i cili e themeloi këtë kompani nga garazhi i tij në 2009, e quajti këtë bashkëpunim si një moment tepër të veçantë, pasi këto dy kompani janë një përputhje perfekte.

Tashmë ai do të jetë CEO i Bugatti-Rimac, ndërkohë që Blume dhe Lutz Meschke do të jenë anëtarë të bordit drejtues.

Kjo ndërmarrje pritet të ketë rreth 430 punonjës, 300 në Kroaci dhe 130 në fabrikën në Francë të Bugatti.

geek