Njihet me masat e marra.

Sot në ambientet e shërbimit të zjarrfikëses në Elbasan u zhvillua takimi i parë midis punonjësve të këtij insitucioni dhe prefektit të ri të qarkut “Spiro Maliqi“. Ky takim u zhvillua në një formë bashkëbisedimi ku punonjësit mundën të ndanin shqetësimet dhe idetë e tyre me prefektin ndërsa ky i fundit u njoh me planin e masave të marra për të përballuar sezonin e verës.

Nga ana e tij Maliqi u shpreh se në ditët në vijim ndihma e shërbimit të zjarrëfikësit do të ishte jetësore pasi sipas lajmërimeve 3 nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit do të përfshihen nga temperatura të cilat do të arrijnë dëri në 43 gradë Celsius.

Sa i takon shërbimit të zjarrfikëses, “Tajar Alla” u shpreh se ashtu si gjithmonë edhe këtë sezon veror ata do të jenë në gadishmëri për çdo situatë.

Pas prezantimit me prefektin e ri në detyrë, punonjësit e zjarrfikëses e njohën këtë të fundit edhe me kushtet dhe mjetet të cilat ushtrojnë detyrën.