Presidenti Erdogan ka mbajtur një konferencë për shtyp në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, pas nënshkrimit të 7 marrëveshjeve mes dy vendeve.

Në konferencën për shtyp, një nga pyetjet ishte për BE-në, por Erdogan vendosi ta ‘injorojë’ BE-në, teksa tha se BE vijon me taktikën e sorollatjes së Turqisë. Ai kërkoi që më mirë të flisnin për NATO-n ku Turqia ka rol tepër të rëndësishëm.

“Më shumë se të flasim për qasjen e BE-së duhet të flasim për qasjen e NATO-s është më e rëndësishme. BE ende nuk e ka pranuar Turqinë si anëtare,. Që nga hapja e kapitujve, vetëm një kapitull kemi mbyllur, ndërsa taktika sjellja vërdallë që na bën BE vazhdon akoma. Në lidhje me NATO-n, ne do vazhdojmë të bëjmë detyrat tona që kemi bërë deri më sot. Në lidhje me Ballkanin, në takimet dypalëshe, jemi të mendimit që është shumë e rëndësishme qëndrueshmëria e Ballkanit. Ne do bëjmë maksimumimn për vendosjen e paqes në Ballkan”, tha ai.