Çfarë qëndron pas kësaj ndihme, çfarë do ju detyrohetshqipëria sepse edhe vëllazëria diku përfundon?

Erdogan: Brenda vëllazërisë ka lloj lloj mbështetjesh që ndonjëherë e kapërcejnë vëllazërinë. Ne tashmë po flasim për gjendjen pas tërmetit, kjo rregullohet në bazë të rregullave të vëllazërisë dhe jo në detyrimet. Përsëri duke u bazuar në këto rregulla do të vazhdojmë me restaurimin e objekteve dhe mos më pyesni nëse ka gjë poshtë kësaj sepse nuk ka. Ne jemi vëllezër dhe do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë, mos dyshoni për këtë.

Rama: Më bëri përshtypje komenti i një qytetari që më thoshte shyqyr që nuk je musliman se kaq shumë sa rri me presidentin e Turqisë kushedi çfarë do të thonin ata të BE. Në fakt jam katolik, gjysmën më të mirë e kam muslimane, por unë nuk besoj se askush në Shqipëri apo në BE nuk duhet të shqetësohet për marrëdhënien mes dy vendeve sepse është tradicionale. Edhe kur Shqipëria ishte një vend shumë i mbyllur, prapë marrëdhënia me Turqinë ishte aty si një vazhdim i një tradite. Ndërsa janë për të qeshur shumë ato që thuhen jo vetëm për konspiracionistë këtu .E vërteta është që janë disa gjëra që nuk zhbëhen. Unë nuk di një qeveri tjetër përvec qeverisë turke që të jetë mbledhur në sesion të jashtëzakonshëm për të ndjekur zhvillimet e parlamentit të Kosovës dhe për ta njohur atë si shtet të pavarur në atë moment që u votua vendimi për shpalljen e pavarësisë. Roli i Turqisë është në favor të paqes, të gjitha ato hije të hedhur mbi presidentin rezultojnë të jenë filma.