Recep Tayip Erdogan:
“Ne do t’i qëndrojmë pranë Shqipërisë në ditë të mira e të këqija. Ne u kushtojmë rëndësi është objekteve të veçanta, ministrat e kulturës e turizmit dhe i kemi në një ministri, kurse këtu i keni të ndara. Por, duke u takuar, ne mund të shohim se ç’mund të bëjmë. Edhe ne na është propozuar që të ndahen, edhe pse kemi thënë që nuk do t’i ndajmë. Nuk ju jep ju një sinjal ky? Nëse ju jeni të kënaqur me këtë situatë, vazhdoni këtu siç jeni me dy ministri të ndara”, tha Erdogan, ndërsa Rama u shkul së qeshuri duke tundur kokën.

“Shprehja jonë më e sinqrte është që në periudhën që kemi para të merren ghapa më konkrete kundër FETO-s. Me Kryeministrin folëm dhe për marrëdhënien ekonomike. Besojmë se në një kohë të shkurtër do të arrijmë objektivin tonë prej 1 miliardë dollarësh. Turqia është investitori më i madh në Shqipëri. 3.5 miliardë. Ne sigurisht nuk i konsiderojmë këto shifra të mjaftueshme. Dua të flas për spitalin. Do të plotësojmë nevojat që ka spitali i Fierit. Urojmë që marrëveshjet e nënshkruara sot të jenë të dobishme. Ata që do të banojnë në këto banesa të reja në Lacc, uroj jetë të gjatë dhe të shendetshme për banorët”, përfundoi Erdogan.