Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Lajmin e ka bërë me dije ky i fundit në twitter.

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të OKB”.

Zelensky thotë shton se “ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”.

Qytetarët ukrainas kanë filluar të largohen nga qyteti Mariupol.

Ata po evakuohen si pjesë e një armëpushimi të përkohshëm të arritur ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme në Ukrainë, Anton Herashchenko, tha të shtunën se do të ketë edhe marrëveshje të mëtejshme me Rusinë për krijimin e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

“Patjetër që do të ketë edhe marrëveshje tjera si kjo për të gjitha territoret e tjera”, tha ai, duke iu referuar një plani ekzistues evakuimi për qytetin e Mariupolit.