Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thënë se vendi është në një lëngatë të vazhdueshme të legjimitetit të institucioneve shtetërore, politike dhe demokratike.

Në fjalën e tij, presidenti Meta ka theksuar se pa asnjë diskutim kjo zgjidhet vetëm përmes luftës dhe përpjekjeve, për të garantuar votën e lirë.

Votën e lirë në nivel kombëtar, votën e lirë në nivel vendor dhe votën e lirë brenda çdo force politike, që kërkon të jetë e besueshme dhe t’i kontribuojë rivendosjes së sistemit të llogaridhënies demokratike në vend, sa më parë të jetë e mundur’, shkruan Meta.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

🇦🇱 Është e qartë që vendi është në një lëngatë të vazhdueshme të legjimitetit të institucioneve shtetërore, politike dhe demokratike.

Pa asnjë diskutim kjo zgjidhet vetëm përmes luftës dhe përpjekjeve, për të garantuar votën e lirë.

Votën e lirë në nivel kombëtar, votën e lirë në nivel vendor dhe votën e lirë brenda çdo force politike, që kërkon të jetë e besueshme dhe t’i kontribuojë rivendosjes së sistemit të llogaridhënies demokratike në vend, sa më parë të jetë e mundur.