Lionel Messi nuk ka në plan të largohet nga PSG në qershor. Sipas “Rmc Sport”, argjentinasi synon të qëndrojë dhe të luajë sërish në Paris sezonin e ardhshëm.

Kjo, pavarësisht se deri më tani i ka zhgënjyer dukshëm pritshmëritë e tifozëve, të cilët e vërshëllyen gjatë ndeshjes kundër Bordeaux.

Disfata e dhimbshme ndaj Real Madridit iu kushtoi pazrizienëve eliminimin nga Champions League. Ditët e fundit janë përfolur shumë gjëra për argjentinasin, i cili dukej gati të largohej nga Parisi në qershor.

Sidoqoftë, ish-kapiteni i Barcelonës dhe parizienët kanë ende një qëllim të përbashkët: të fitojnë Ligën e Kampionëve. Nuk ka pasur asnjë kontakt me katalanasit që nga largimi i tij verën e kaluar.

Argjentinasi nuk duket se dëshiron të largohet nga Parisi në verë, edhe për ta shpaguar këtë sezon të mbushur me dëmtime të shumta dhe Covid-19.