Prokuroria ka kërkuar 30 vite burg për Klajdi Shundin, i cili vrau për motive të dobëta kunatin e tij Vladimir Zvezhda.

Ngjarja ndodhi në banesën e këtij të fundit teksa autori ka qenë në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur në natën e vitit të ri 2020, e cila u kthye më pas në një ngjarje tragjike.

Policia arriti të arrestojë menjëherë autorin e ngjarjes.