Ditën e sotme, blegtorë dhe fermerë të zonës së Levanit në Fier, kanë protestuar kundër monopolizimit të prodhimit të qumështit.

Rreth 3 orë pas përfundimit të protestës, ku ishte bllokuar aksi që lidhte autostradën Fier-Vlorë, policia ka shoqëruar mbi 5 fermerë.

Burimet tregojnë se fermerët janë nxjerrë në mënyrë të dhunshme nga banesat e tyre dhe më pas janë shoqëruar drejt policisë.