Në mënyrë rutinore, siç është e zakonshme sa herë që ka protesta, ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët e saj që të shmangin lëvizjet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në njoftimin e ambasadës thuhet që qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekun mediat lokale, pasi tubimi mund të përshkallëzohet në mënyrë të shpejtë.

Njoftimi i ambasadës në faqen web: 

Vendndodhja:  Bulevardi Deshmoret e Komit, Tirane, Shqiperi

Data/Ora:  E shtunë, 19 mars 2022, ora 11:00 dhe orare dhe vendndodhje të tjera të paparalajmëruara

Ngjarja:  Ditën e shtunë, datë 19.03.2022, me fillim në orën 11:00 para Kryeministrisë në bulevardin Deshmoret e Kombit, është planifikuar të zhvillohet një protestë, që përfshijnë devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Krahas kësaj proteste të planifikuar ka pasur edhe disa protesta të paplanifikuara dhe të paparalajmëruara në të gjithë Tiranën dhe në mbarë vendin. Këto protesta shpesh ndodhin pranë hapësirave të grumbullimit publik dhe/ose ndërtesave qeveritare dhe mund të ndodhin në çdo kohë të ditës.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të migrojnë në pjesë të tjera të qytetit.

Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet për të ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Mbani një profil të ulët