Në lidhje me diskutimet e zgjedhjes së presidentit të ri, grupi negociator i Partisë Socialiste është ulur në një takim me deputeten e PDIU-së, Mesila Dodën. Menjëherë pas saj, do të realizohet takimi me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediun.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e takimit. Negociatat po zhvillohen në nivel grupesh parlamentare dhe ato kryesohen nga kryetari i grupit socialist Taulant Balla.

Ndërkohë, shumica ka përjashtuar nga ky proces përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit.