Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në bashkinë e Korçës, ku Sotiraq Filo ka fituar kundrejt rivales së tij nga “BF” Ledona Alolli.

Filo ka marrë në total 20.996 vota ndërsa Alolli 13.631 vota. Në këtë mënyrë Filo merr mandatin e tretë në bashkinë e Korçës.

PS ka triumfuar në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjën, Bulqizën, Matin, Klosin.

Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.

Previous article“Krejt zemrën ma ke hangër…”, Rama reagon pas fitores historike në Shkodër
Next articleLideri bjellorus dyshohet se është shtruar në spital