Në botën e çuditshme të PSG, edhe kur fiton ka probleme të mëdha që nuk duken në sipërfaqe. Është luajtur vetëm ndeshja e dytë e sezonit dhe zërat kanë nisur të ziejnë.

Gjatë suksesit 5-2 ndaj Montpellier u vunë re disa situata të çuditshme si psh. momenti kur Mpappe vendosi të ndalonte në fushë në rastin e një kundërsulmi ndërsa sulmuesi francez u bë protagonist edhe në rastin e 11-metërshit të parë që vendosi ta ekzekutonte vetë duke injoruar si Neymar ashtu edhe Messin.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=OraNewsRTV&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOlsibGlua3RyLmVlIiwidHIuZWUiXSwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2JhY2tlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3JlZnNyY19zZXNzaW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvZmYiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3R3ZWV0X2VkaXRfZnJvbnRlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1558544215998713858&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Fsport%2Fpsg-ne-krize-mbappe-i-pakenaqur-neymar-pelqen-postimet-e-tifozeve-kunder-f-i1053360&sessionId=80449c13c636d3ba1bee20254f21cb8050cac0d8&siteScreenName=OraNewsRTV&theme=light&widgetsVersion=2d66c323e5620%3A1660322279126&width=550px

Trajneri Galtier e ka bërë të qartë se gjuajtësi i parë i penalltive është Mbappe dhe pas tij Neymar dhe vetëm 20 minuta pas penalltisë së humbur nga francezi, PSG fitoi një tjetër dhe këtë herë ishte braziliani që rrëmbeu topin.

Më kot vrapoi edhe Mbappe që për disa sekonda tentoi ta bindte brazilianin i cili nuk e dëgjoi shokun e skuadrës edhe pse dukshëm në Paris i kanë dhënë dorë të lirë lojtarit francez.

Gjatë ndeshjes më pas Mbappe u vu re disa herë i nervozuar për mungesat e pasimeve ndërsa Neymar ka pëlqyer edhe disa postime kritike në Twitter rreth sjelljes së Mbappe, duke konfirmuar se mes të dyve nuk ka një marrëdhënie të mirë dhe kjo mund të shkaktojë probleme në një sezon të gjatë.