Studentja Blerta Mema në një takim të zhvilluar për programin e ri të bursave me kryeministrin Edin Rama, ka bërë një kërkesë për të gjithë të rinjtë të cilët kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria, të mos e braktisin vendin e tyre.
Ajo ka treguar se në vitin 2019 ka nisur universitetin, por për shkak të pamundësive është detyruar të marrë rrugën për Greqi. Këtë i tha dhe kryeministri Rama, pasi dikur ai tekstualishti i ishte drejtuar “Puno fort se do t’ia dalësh”.
“Unë jam Blerta Mema, vij nga një fshat në bashkinë e Përrenjasit. Në viti 2019 isha studente në vitin e parë në gazetari në një takim që ju zhvilluat (i drejtohet Ramës) më thatë “Puno fort se do t’ia dalësh”. Unë atëherë nuk ia dola. E gjendur mes shumë vështirësive zgjodha rrugën e emigrimit, emigrova në Greqi, në vitin 2020.
Por emigrimi të merrte ëndërrat, të merrte pasionin. Kur isha fëmijë e dija se të jesh emigrant është një profesion, e dija se babi shkon në një vend të bukur ku merr para. Kur unë u bëra emigrante vendosa të kthehem. Qeshorin e 2020 u ktheva.
Zgjodha një nga programet prioritare të studimit në Vlorë. Sot jam këtu dhe dua tju jap një mesazh të gjithë atyre të rinjëve që e kanë gati një çantë për të ikur, mos u bëni emigrant. Këtë doja tju thoja, qëndroni këtu”, është shprehur studentja.