Një video është bërë virale, ku tregon se si një roboti “i ka rënë të fikët”, pasi ka punuar për shumë orë.

Bëhet me dije se roboti i quajtur Digit ka punuar për rreth 20 orë pa ndalim dhe si duket nga “lodhja” në një moment ka rënë përtokë.

Roboti operonte në sektorin e disa pakove, ku në një moment ka rënë në tokë. Roboti i punuar nëpërmjet inteligjencës artificiale u ngrit më pas nga stafi.