Presidenti rus Vladimir Putin ditën e djeshme zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres, me të cilin ka biseduar për Kosovën.

Putin i theksoi Guterres se kishte lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë dhe e përdori atë si pretekst për të justifikuar pushtimin rus të Donbasit dhe planet e afërta për shkëputjen e rajonit nga Ukraina.

Presidenti rus tha se Luhansku dhe Dontsk kanë të njëjtat të drejta si Kosova, pasi sipas tij tashmë është krijuar një precedent.

“Unë personalisht i kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë, më kujtohet mirë vendimi ku thuhet se një territor apo një tjetër për të ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, nuk është i detyryar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin. Ky është vendimi i gjykatësn dërkombëtare, ky vendim është përkrahur nga të gjithë”