Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, i cili u shkarkua nga Vettingu, Admir Thanza, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së  Lartë për zhbllokimin e pasurisë së tij.

Ai kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar.

Thanza u mor nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie ku me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij.

Atij iu sekuestrua një apartament 70m2 dhe një dyqan 23 m katrorë në Tiranë. Kujtojme se gjatë vetingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbuloi një dënim prej 40 ditëh burg të Thanzës për një vjedhje në Itali ndodhur në vitin 1999.

Këtë dënim, Thanza nuk e kishte përfshirë në vetëdeklarim. Për akuzën e falsifikimit të formularit, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit e gjysmë shërbim prove.