Qeveria ka shfuqizuar Bordin për çmimet e Karburanteve, i ngritur gjatë periudhës së pandemisë.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në përfundim të mbledhjes.

“Me fillimin e krizës së çmimeve qeveria ngriti një Bord të Transparencës për kontrollin e çmimeve në tregun e hidrokarbureve.

Çmimet kanë pasur luhatje të mëdhaja dhe kanë qenë ndjeshëm.

Ne përcaktuam nëpërmjet një akti normativ disa marzhe fitime që nuk mund të ndryshonin

Gjatë tre  mujorit të parë kemi ndjekur zhvillim et e tregut dhe themi që tregjet janë stabilizuar.

Bazuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ne vendosëm të shfuqizojmë bordin”, tha Delina Ibrahimaj.